Banorët e Laprakës kanë vijuar protestat e tyre të cilat tashmë mbahen pothuajse çdo mbrëmje në zonën ku janë projektuar të shemben shtëpitë e tyre të cilat sipas projektit, janë pengesë për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Gjatë intervistës për mikrofonin e “Fax News”, një banor i zonës së Laprakës ka konfirmuar se ditën e nesërme do t’i bashkohet kauzës duke mos lejuar prishjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë të cilët kanë marrë ultimatum për të boshatisur shtëpitë e tyre. Banori tha se kanë mbërritur fadromat që mbrëmjen e sotme.

Unë i kam kontaktuar të gjitha zonat ku preken për shembjen e shtëpive. Por sot pasdite në zonën e “5 majit” në Tiranë kanë mbërritur fadroma dhe kanë ndërprerë ujin. Ata po bëhen gati që nesër të shembin banesat. Fola në telefon me banorët e 5 majit dhe ata më konfirmuan se do të bëjnë rezistencë duke qëndruar brenda shtëpive të tyre. Çështja e pronës nuk respektohet në kryeqytet.

Nesër do të mundohemi të bashkohemi, do të mbështesim nesër banorët e “5 majit” që kanë nevojë për ne, banorët e Shkozës dhe të Paskuqanit. Këto janë kauza dhe çështje që duhen të mbështeten. Ky projekt i unazës së madhe po futet përmes banesave edhe në Shkozë.

Kurse ne të Laprakës si protestë e kemi njoftuar dhe policia është e njoftuar. Punonjës policie me uniformë nuk kanë këtu ka vetëm civilë që raportojnë çfarë ndodh. Në protestat e mëparshme një fugon ka hyrë mes turmës, ndaj apeli ynë është që të vijnë policia, kauza jonë është më e rëndë sesa vonesa për në kafe të tyre drejtues mjetesh të pabindur”, tha një banori i zonës në protestën e Laprakës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re