Skip to content

FAKSIMILE/ Alfred Lela nxjerr provat: Më janë dëmtuar indet e buta të trurit, kam mbetur me pasoja

Gazetari Alfred Lela ka publikuar raportin mjeko-ligjor pas dhunës së ushtruar gjatë përplasjes me policinë në protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar më 17 maj.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Lela thotë se ka pësuar dëmtime të trurit.

“Eksperti mjeko-ligjor (i shtetit) ka parë këto shenja dhe të tjera, që specifikohen në raportin zyrtar, që Rama, Lleshi e të tjerë lokalë, por edhe ndërkombëtarët, të cilat e ngrenë zërin edhe për macet e humbura, nuk ua kanë zënë sytë.

Ja ku i kanë, në rrugë e sipër për në gjykatë. Ndoshta nuk i sheh as gjykata. Të gjithë këta bashkë mund të mos kenë sy, por, sa për vete, atë zë që kam nuk ma heshtin dot”, shkruan Lela në Facebook, teksa publikon raportin.