Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme Drejtorin e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, Bardhyl Gjika për falsifikim dokumentash.

Ai është arrestuar së bashku me specialistin e kësaj drejtorie Kreshnik Mino, si edhe me shtetasin Spiro Duni, pass një operacioni policor të koduar ‘Formulari.

Nga hetimet ka rezuluar se drejtori Bardhyl Gjika, në bashkëpunim me specialistin Kreshnik Mino dhe shtetasin Spiro Duni, dyshohen se kanë falsifikuar formularët e AMTP dhe Formularin nr.6 për regjistrimin e një pasurie (truall), në fshatin Dhërmi.

Rikujtojmë se para 4 ditësh zyrat e qarkut Vlorë ranë pre e një grabitje të dyshimtë, pasi autori ka hyrë në zyrë, ka marrë disa dokumenta dhe është larguar pa lënë shenja, duke ngjallur dyshime se është ndihmuar nga persona të brendshëm.

Ditën e grabitjes, Bardhyl Gjika ka folur për Fax News, duke u shprehur se vjedhjen e ka konstatuar roja dhe duke shtuar se zyrat në fjalë janë të një rëndësie të veçantë.

Drejtori Bardhyl Gjika: Rreth orës 24:15 minuta jam njoftuar që kanë hapur zyrat. Një person ka ardhur dhe ka thyer zyrat. Erdha këtu, gjeta rojet dhe erdhi edhe policia. Janë thyer zyrat e administrimit dhe mbrotjes së tokës, pranë Këshillit të qarkut. Këto janë zyre të një rëndësie të vecantë. Roja e ka konstatuar. Sipas informacioneve, personi ka hyrë nga dritarja.

Njoftimi i policise:

Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Formulari”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumentave dhe Shpërdorimit të detyrës.

Operacioni  i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Vihen në pranga  3 shtetas, 2 prej të cilëve ushtronin funksione publike. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale e falsifikimit të dokumentave dhe Shpërdorimit të detyrës nga persona që ushtrojnë funksion publik, pas një hetimi disa mujor, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar

“Formulari”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasve:

-B. GJ., 60 vjeç, banues në Vlorë.

-K. M., 37 vjeç, banues në Vlorë.

-S. D., 51 vjeç, banues në Himarë.

Nga hetimet ka rezuluat se shtetasi B. Gj, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, në bashkëpunim me specialistin e kësaj drejtori shtetasin K. M, dhe shtetasin S. D, dyshohen se kanë falsifikuar formularët e AMTP dhe Formularin nr.6 për regjistrimin e një pasurie (truall), në fshatin Dhërmi.

Materialet proceduriale do ti kalojne Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Vlorë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, e kryer në bashkëpunim.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re