Prokuroria e Tiranës ka goditur një grup prej dhjetë personash, që akuzohen se falsifikonin testet për Covid-19.

“Panorama” raporton se janë dhjetë persona që janë arrestuar, mes tyre edhe mjekë, falsifikatorë dhe disa sekserë agjencie udhëtimi.

Mësohet se mjekët e ndaluar janë punonjës në Qendrën Spitalore Nënë Tereza.

Prokuroria nisi hetimet kryesisht pasi një shtetas bleu teste false dhe kërkoi të ndryshonte gjeneralitetet, pasi pretendoi për të dhëna të pasakta.

Ndërkohë që prokuroria ka sekuestruar edhe bazën e falsifikimit. Testet false shiteshin kundrejt vlerave 35-40 euro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re