Pëllumb Pipero ka qenë i ftuar në EuroNews Albania, ku mes pyetjeve të shumta që kanë të bëjnë me kthimin e një situate të rënduar nga koronavirusi u pyet edhe për famën që ka marrë këto kohë. Përmes një statusi në facebook, mjeku Pipero tregon prezencën në studio dhe deklaron se “fama ime i përket çdo bluze të bardhë”.

Në statusin e tij, Pipero shkruan se Këshilli Bashkiak i Skraparit i ka akorduar Titullin “Qytetar Nderi” që është nderi më i madh që i ka bërë vendlindja e tij dhe për të cilin shpreh mirënjohje.

Por, ai shton se ka lexuar në disa media që Bashkia do të organizojë edhe një drekë me këtë rast dhe se me mirënjohje e respekt kërkon që shuma modeste për drekën të shkojë për familjet në nevojë të Skraparit.

Statusi i plotë i Doktor Piperos:

Sapo dola nga studio televizive e EuroNews Albania, ku gazetarja dhe patriotja ime Ilva Tare, me pyeti midis te tjerave edhe se “si po e perjeton famen”, natyrshem “fama” ime i perket çdo bluze te bardhe, i thashe,por paska edhe “ca kusure”.

Keshilli Bashkiak i Skraparit me ka akorduar Titullin “Qytetar Nderi” qe eshte nderi me i madh qe mund te me beje vendlindja ime dhe per te cilin do ti jem gjithe jeten mirenjohes, qytetareve, Keshillit Bashkiak dhe Kryetarit te Bashkise se Skraparit. Dhe “kusuri” eshte lajmi qe po lexoj ne te gjitha portalet se Bashkia ka vendosur te organizoje dhe nje dreke ne cermonine qe do te organizohet me kete rast!

Do ta konsideroja nje nder po aq te madh, qe ne respekt te situates dreka te anullohet dhe ajo shume sado modeste qofte te orjentohet per nevoja te tjera te Bashkise dhe qytetareve te Skraparit, ndoshta ne ndihme te familjve ne nevoje!

Duke ju falenderuar edhe nje here, ju premtoj se do punoj gjithe jeten time me perkushtim profesional e pergjegjesi qytetare, per ta merituar Titullin e Qytetarit te Nderit te Vendlindjes time!

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re