Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të hëne në fshatin Balldre të Lezhës, ku një i moshuar dyshohet të ketë humbur jetën pasi ka rënë në një shpellë natyrore rreth 20 metra të thellë.
Viktima është identifikuar si Preng Mandreaj. Sipas informacioneve paraprake, familjarët kishin njoftuar policinë pas largimit të tij nga banesa. Pas kërkimeve, ai është gjetur pa shenja jete brenda një shpelle, në një zonë malore përballë shtëpisë së tij.
Forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen ende në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për nxjerrjen e trupit.