E pyetur nga gazetarët se pse pacientëve me koronavirus duhet t’ua çojnë ushqimet familjarët, ministrja Manastirliu tha se shteti dhe sistemi shëndetësor mund ta ofrojë.

Por, shtoi ajo, në këtë rast kemi të bëjmë me një kërkesë të familjarëve që është plotësuar

“Të gjitha spitalet në vend ofrojnë ushqimin, një pjesë ofrohen përmes kateringut, përmes një kontrate, si Covid 2.

Një pjesë tjetër e bëjnë mes stafeve të tyre. Ende nuk kanë kontratë me të tretë. Covid-2, Infektivi e me radhë. Ishte një vendimmarrje e strukturave të spitaleve që të lejonin një kanal komunikimi me familjarë, ushqim e ndërresa.”

Ministrja theksoi se i kanë lejuar familjarët që të sjellin ushqim për t’u krijuar të sëmurëve një formë afrimiteti me të afërmit.

“Rregulli i përgjithshëm para pandemisë, është që nuk lejohen ushqime nga jashtë. Në spital merr dieta të caktuara kalorike.

Është vendosur nga vetë mjekët, pandemia ka krijuar edhe një lloj gjendjeje jo të mirë emocionale.

Kjo ishte një mënyrë për të qenë afër familjarit. Jo se spitali e shteti nuk i garanton, por sepse ka qenë një kërkesë e familjarëve që është pranuar.”

Manastrilu tha po ashtu se kjo “sistem” i ngritur në këtë rast i ka bërë që të reflektojnë e të marrin masa të mëtejshme që të bëhet një sistem të kontrollit segmentar në të gjitha hallkat.

“Korrektësia nuk mund të vihet në dyshim, nuk mund të hidhet poshtë puna e madhe që bëhet.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re