Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka qenë i ftuar Fatbardh Kadilli, i cili deklaroi se do të marrë pjesë në të dy Kuvendet që do të zhvillohen në PD, në atë të Berishës dhe të Bashës.

Gjithashtu, Kadilli do të kandidojë sërish për kryetar të Partisë Demokratike edhe pse në zgjedhjet e kaluara mori vetëm 2% të votave. Ai deklaroi se në PD nuk duhet as Basha dhe as Berisha si drejtues, por dikush tjetër, pra ai vetë.

Pjesëmarrja e Kadillit në dy Kuvende, ka shkaktuar të qeshura të forta në studio, ku Ylli Rakipi dhe Arjan Curri nuk kanë arritur dot të përmbahen (foto më poshtë).

Ndërsa Arjan Çanit, vendimi i Kadillit iu duk jo vetëm normal, por mjaft i drejtë, sepse ai do të paraqitet në të dyja Kuvendet, për të votuar kundër të dyja palëve, meqenëse nuk do as Berishën dhe as Bashën!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re