Është shpallur rezultati përfundimtar në njësinë 10 në Tiranë.
Në këtë njësi ka fituar Partia Socialiste bindshëm me 6007 vota.
Partia Demokratike ka marrë 4550 vota. Në vendin e tretë renditet LSI me 628 vota, e ndjekur nga PSD me 208 vota.
Kandidati i pavarur, Boiken Abazi ka arritur të marrë 179 vota.
Ndërkohë vihet re një rekord votash për kandidatin e Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj. Ish ministri i brendshëm, ka arritur të sigurojë 2795 vota, gati gjysma e votave totale të PS-së në këtë njësi.
Kujtojmë se në njësinë 10 u votua elektronikisht dhe rezultati përfundimtar u shpall në orën 08:00.