Pas Gjyqtares Enkeleda Hoxha, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin e prokurorit të Krujës Bujar Memia. ILD, i është drejtuar Këshillit të Larte të Prokurorisë, me një shkresë ku kërkon shkarkimin e prokurorit.

Burimet bëjnë të ditur për Faxnews se Inspektori i Lartë i Drejtësisë, kërkon shakarkimin e Memias me argumentin se ai ka favorizuar lirimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm Hekuran Billa, i cili disa muaj pasi fitoi lirinë u ekzekutua në një atentat tek “Komuna e Parisit”, në kryeqytet.

Që prej ngritjes si institucuon ILD-së i është pranuar kërkesa për shkarkimin e gjyqtarit të Korçës, Markeljan Kuqo, ndërsa për një prokurore i është refuzuar masa e tërheqjes së vëmendjes. Ndërsa nuk është shqyrtuar ende kërkesa për shkarkim e gjyqtares Hoxha, ku në mbledhjen e së premtes seanca u shty, për të dytën herë pasi gjyqtarja kërkoi më shumë kohë për tu njohur me çështjen.

(E.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re