Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ngajrjen e rëndë në Elbasan, ku një fëmijë 3 vjeçar ka ndërruar jetë.

 

Sipas policisë, në orët e para të mëngjesit është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, shtetasi i mitur A. I., 3 vjeç, i cili pas disa orësh ka humbur jetën.

 

Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re