Ping Pongu, ndonëse një sport pak I praktikuar në Shqipëri, ka filluar të marrë më shumë vëmendje kohët e fundit vecanërisht tek grupmoshat e reja. Kejdi, Aroni dhe Franko janë tre kampionët 13 vjecarë të cilët praktikojnë këtë sport cdo ditë në një nga sallat e ping-pongut në kryeqytet.

 

Sipas tyre, raporton Vizion Plus, ky sport sjell një sërë përfitmesh ndërsa mendojnë që dhe në të ardhmen ta ushtojjnë si profesionin e jetës.

 

KEJDI KALAJA

”Mua Ping-Pongu më ka bërë që të marr vendime më të shpejta  të jem më i shkathët sepse taktikat që të mëson ky sport janë pikërisht këto, shdërvjellësi në cdo drejtim. Nuk mendoj ta braktis ndonjëherë kërë sport pasi dëshiroj të shkojë lart e më lart pse jo dhe në kompeticionet e Europës”

 

ARON KONI

Kam rreth 2 vite që jam pjesë e një ekipi profesionit të ping-pongut. Ishin familjarët e mi që e u vunë re se kisha pasion  dhe talent të madh në këtë sport dhe më thanë pse jo dhe mos ushtrohesha më shumë. Sot jam shumë i kënaqur me performancat e mia dhe pse jo synej të arrijë dhe më lart”

 

Ashtu si cdo sport tjetër edhe Ping Pongu ndali aktivitetin 1 vitë më parë kur u regjistrua rasti i parë me covid-19 . Sipas trajneri Dritan Laska, kjo pauzë i dëmtoi shumë sportistët, megjithatë pas lejes nga institucionet përkatëse, ka besim se shumë shpejt do të rifillojnë aktivitet.

 

DRITAN LASKA

TRAJNER I PING-PONG

” Niveli i ping-pongut është rritur por për fatin ee keq masivizimi është ulur. Sot shohim që gjen shtrirje më shumë tek moshat e reja , fëmijët. Si cdo sport dhe ping-pongu u ndal për një vit , ndërsa kërkësa e fundit që Federeta i dërgoi inistitucioneve përkatëse ishte pozitive për rifilllimin e aktiviteteve. Kështu që drita jeshile është dhënë por ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të nisi”

 

Ping pongu filloi të praktikohej fillimisht në shqipëri në mnëyrë amataorale në vitet 1973 në qytetin e Burrelit fillimisht më pas në gjithë shqipërinë ndërsa kampionati parë kombëtar u zhvillua në vitet 1987.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re