Gjykata e Posaçme ka pranuar përfundimisht kërkesën për gjykim të shkurtuar të dorëzuar nga ish-gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha dhe nëntë të akuzuarit e tjerë.

Ish-gjyqtarja Hoxha ndodhet në burg për korrupsion, pasi akuzohet se ka liruar disa “të fortë” të dënuar me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë babai i saj, bën apel për autoritetet të vlerësojnë gjendjen e fëmijëve bazuar në dokumentet e dorëzuara. Ashtu i kërrusur dhe me probleme të shumta shëndetësore Belul Hoxha ka pritur jashtë gjykatës për vendimin, teksa tha se fëmijët kanë mbetur në mes të 4 rrugëve, ndërkohë që çështja po zvarritet.

“Për autoritetet kam kërkesën që të shohin vlerësimin e gjendjes së fëmijëve me dokumente te sakta, të përgjegjshme janë që duan shërbim të përhershëm në çdo minutë, në çdo orë. Deri kur do vazhdojë kjo situatë që po shtyhet, po shtyhet.

Kush do i mbajë kur dy të moshuarit 73 dhe 71 vjeç, deri kur? 9 muaj u mbushën, sa do vazhdojë? A do kujdeset dikush për këta fëmijë, çfarë hanë, çfarë pinë, kush i mban? Si shkon jeta e tyre?

Në mes të rrugëve janë, gjyshja 71 vjeçe e sëmurë, unë me Parkinson i sëmurë. Ne i marrim e vërtitemi në shtëpi”, tha babai i ish-gjyqtares.

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, e akuzuar nga SPAK se ka shkelur detyrën në lirimin e disa të dënuarve, vijon të qëndrojë në burg. Me argumentin se nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e saj, Enkelejda Hoxha kërkoi të lirohej, por GJKKO e rrëzoi kërkesën e saj.

/faxweb

https://berati.tv/wp-content/uploads/2023/02/makina-me-qera.png