Eksperti i Ekonomisë Sherif Bundo, ishte një ndër shumë pjesëmarrësit e panelit të mbajtur nga presidenti Ilir Meta në lidhje me diskutimin rreth fenomenit të shpopullimit në vend. Në fjalën e tij Bundo u shpreh se shpopullimi është një fenomen tepër shqetësues  që duhet të bashkojë të gjithë faktorët politik. Bundo shprehet se një nga faktorët kyç të emigrimit është situata ekonomike, ku niveli i popullsisë që jeton me më pak se 5.5 dollarë është dy herë më i lartë në vendin tonë se sa në rajon.

“Shpopullimi është një temë shqetuese që duhet të bashkojë të gjithë faktorët politikë, institucionet dhe shoqërinë. Falenderoj Presidentin Meta, që si burrë shteti, i ka dalë ballazi këtij fenomeni, që duhet shndërruar në një temë kombëtare. Kush nuk mendon për të frenuar këtë fatkeqësi kombëtare, nuk i shërben interesave kombëtare.

Roli kryesor në menaxhimin e kësaj fatkeqësi kombëtare i takon qeverisë, që nuk po tregon vullnetin e duhur dhe vizionin për ta frenuar.

Në Shqipëri të ardhurat mujore për një familje në nevojë janë diku tek 104-105 euro. Kjo është shqetëesuese sepse jemi në kufijtë e varfërisë dhe në vendin e fundit në rajon, sa i përket të dhënave tronditëse për këtë kategori.

Niveli i popullisë që jeton me më pak se 5.5 USD/ditë është dy herë më i lartë në vendin tonë se sa në të gjithë rajonin.

Po largohet nga Shqipëria grupmosha më energjike dhe më e kualifikuar, tregues tepër tronditës.

Numri i familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike është rritur dhe kjo tregon thellimin e varfërisë në vend, duke u shndërruar në potencial të mundshëm për largimin.

Nevojiten strategji të mirëfillta për të menaxhuar varfërinë dhe për ta reduktuar këtë fenomen.

Thellimi i varfërisë, veçanërisht në dy vitet e fundit është përkeqësuar dhe kjo është një nga arsyet kryesore të shpopullimi”, tha Bundo.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re