Festivali i dritave, traditë kjo e komunitetit hebraik, u kremtua simbolikisht edhe në Tiranë. Kryebashkiaku Veliaj, së bashku me kryetarin e komunitetit hebre në Tiranë dhe ambasadorin e Izraelit, ndezën shandanin e qirinjve të festës.

 

Veliaj u shpreh i lumtur që këtë vit kjo festë u organizua në Bashkinë e Tiranës.

 

“Në këtë natë të 8 është një krenari, një kënaqësi e madhe e jashtëzakonshme që ne e festojmë në Bashkinë e Tiranës. Unë jam shumë krenar për Tiranën tonë, për faktin që është një qytet që i mirëpret dhe i toleron të gjithë. Shumica prej familjeve tona janë të përbëra mes feve të ndryshme dhe jetojnë në harmoni. Por, si çdo bahçe me lule, po nuk i ujite përditë, ato fillojnë e thahen. Detyra jonë është ta ujisim përditë frymën dhe vëllazërinë që kemi me njëri-tjetrin. Jam shumë mirënjohës për ata që përfaqësojnë këtu komitetin hebraik, që është një komunitet modest në qytetin tonë. Megjithatë, si çdo xhevahir, mund të jetë gur i vogël, por shumë i çmuar.”

 

Shqipëria dhe Izraeli do të forcojnë më tej bashkëpunimin veçanërisht  në teknologjinë e informacionit.