Subscribe

Lushnja mirëpriti  grupet artistike të festivalit valles tradicionale në edicionin e 11 të tij duke gjallëruar kështu jetën kulturore të qytetit.

Ky event bashkon mbi 12 grupe folklorike anembanë vendit por edhe grupe nga Kosova. duke përcjellë larminë e valleve sipas krahinave dhe veshjeve tradicionale.

Këtë të premte në natën e dytë, do të performojne grupet nga Kolonja, Kukësi, Fieri, Dibra, Vlora por edhe krahina  te Kosovës.

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore u zhvillua për herë të parë në vitin 2006 në qytetin e Lushnjës dhe mbetet një traditë e bukur e organizimit nga Bashkia Lushnje dhe Ministria e Kulturines per vite me radhë.

Një aktivitet që në kushtet e frymëmarrjes nga Covid-19, merr rëndësi edhe më të madhe për ti dhënë qytetarëve gëzim pas një përiudhe të vështirë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko