Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Austin, Teksas pas disa të shtënave me nga një i ri.

Dy persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa 14 të tjerë kanë ngelur të plagosur, përfshirë dhe dy fëmijë.
Gjatë një konference për media rreth orës 18:00 të së dielës, shefi i policisë Round Rock, Allen Banks e përshkroi të armatosurin si të moshës 19 deri në 20 vjeç dhe një mashkull me ngjyrë.

“Qëllimi ynë përfundimtar është të gjejmë se kush e bëri këtë dhe të sigurohemi që familjet të marrin drejtësi. Ky është një akt i pakuptimtë, frikacak, që nuk i përket Round Rock”, u shpreh Banks.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re