Presidenti Ilir Meta bën një mesazh të veçantë në ditën e tij të lindjes, e cila përkon me një datë shumë të rëndësishme për Kosovën, nisjen e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë.

Meta shkruan në “Facebook” se është i lumtur që feston ditëlindjen në të njëjtën ditë me këtë ngjarje të shënuar, ndërsa thekson se kombi shqiptar do t’iu jetë gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s për këtë kontribut të jashtëzakonshëm.

Mesazhi i Metës:

Shumë i lumtur të festoj ditëlindjen në të njëjtën ditë me një ngjarje të shënuar për çdo shqiptar, ditën kur NATO-ja vendosi të ndërhyjë për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë.

Kombi shqiptar do t’u jetë gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s për këtë kontribut të jashtëzakonshëm, që i parapriu Pavarësisë së Kosovës dhe forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë.

E ardhmja e Republikës së Kosovës është anëtarësimi i saj në NATO dhe Shqipëria mbetet e vendosur për të mbështetur këtë aspiratë, në mbrojtje të vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në Ballkan dhe kudo në botë.

Shumë i lumtur të festoj ditëlindjen në të njëjtën ditë me një ngjarje të shënuar për çdo shqiptar, ditën kur NATO-ja…

Posted by Ilir Meta on Wednesday, March 24, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re