Një tjetër aksident është shënuar këtë mëngjes në rrugët e vendit.

Pasi një makinë doli nga rruga në Burrel, një tjetër mjet tip “Land Rover” doli nga rruga në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, në aksin rrugor Fier-Levan.

Policia bën me dije se për pasojë kanë pësuar dëmtime të lehta pasagjerët në mjet, shtetasit L. Ll., 27 vjeç dhe M. Gj., 29 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 07:55, në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” ka dalë nga rruga mjeti tip “Land Rover”, me drejtues shtetasin G. A dhe për pasojë kanë pësuar dëmtime të lehta pasagjerët në mjet, shtetasit L. Ll., 27 vjeç dhe M. Gj., 29 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re