Kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të jetë sot në Fier, ku do të takohet me qytetarët. Ndërkohë që mbështetësit i kanë siguruar një pritje entuziaste duke i dalë përpara në rreth rrotullimin e Kolonjës.

Me flamuj kuq e zi dhe të PD-së, mbështetësit e kanë pritur kreun e PD në rrugë, teksa ai është ndalur disa minuta duke i takuar.

Më pas kanë krijuar vargje në autostradë rrugës për në Fier.

“Rrugës për Fier, pritje entuziaste nga qytetarët në rreth rrotullimin e Kolonjës #ShqipëriaFITON”, shkruan Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re