Një automjet tip benz ka dalë sot në orët e paradites nga rruga në aksin Fier-Patos pranë vendit të njohur si Portëz.

Automjeti me targa AA 338 TF mësohet se në përpjekje për të shmangur përplasjen me një tjetër automjet ka devijuar duke përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit është dëmtuar lehtë, ndërsa makina është shkatërruar pothuajse e gjitha.
FIER
Pranë vendit të ngjarjes kane mbërritur uniformat blu dhe po punohet per të zbardhur shkaqet.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re