Skip to content

Fier/ Theu ‘masën e arrestit shtëpiak’, policia kap mat 38-vjeçarin me drogë me vete (EMRI+DETAJET)

Ditën e sotme shtetasi Sokol Sapiqoti u arrestua në flagrancë nga Policia pasi theu masën e arrestit me burg. 38 vjeçari , banues në Fier gjate kontrollit iu gjet lëndë narkotike ne mjetin me të cilin po udhëtonte.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:
Fier/ Theu masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe u kap nga shërbimet e Policisë me lëndë narkotike me vete, vihet në pranga 38-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 38 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Forca e Posacme “Shqiponja” në automjetin me të cilin ky shtetas udhëtonte, iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike cannabis sativa. Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb