Kandidati i PD në Tiranë, Belind Këllici është prezent në fillimin e numërimit të votave në KZAZ nr.36 në Kombinat, aty ku ndodhet dhe kundërshtarja e tij e PS, Belinda Balluku.

Këllici thotë se votimi shkoi mirë, teksa tashmë ka nisur edhe numërmi pa incidente.

Ai veçon dy raste të fotografimit të votës, që sipas tij ishin të porositura nga PS pasi komisionerët e PD i denoncuar.

Ai thekson se rezultati i 25 prillit tashmë dihet dhe nuk ka qytetar që nuk e ka mësuar këtë.

‘’Shumë mirë ka shkuar. Sapo ka filluar numërimi. S’ka pasur incidente, nja dy raste sporadike të fotografimti të votës, i kanë denoncuar komisionerët tonë, kanë qenë të porositur nga PS.Rezultati tashmë dihet, s’ka qytetar që nuk e di si ka shkuar rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit.’’- tha Këlliçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re