Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot anëtarët demokratë që janë pjesë e Komisionit të Ligjeve.

Mbledhja bëhet për të finalizuar tri nismat e PD-së, për vetingun në politikë, ndryshimet kushtetuese dhe zgjedhore si dhe reformën territoriale.

Po ashtu mësohet se PD do të finalizojë sot amendamentet për të tre nismat e propozuara një ditë më parë nga Basha në mbledhjen e Grupit demokrat. Ndër të tjera bëhet e ditur se në këtë mbledhje do të finalizohet edhe relacioni që do t’i paraqitet Kuvendit së bashku me draftin, ndërkohë që tre nismat do të depozitohen nesër në sekretarinë e Kuvendit të Shqipërisë. Kujtojmë se sot u bë publik edhe drafti me propozimet e PD për tre çështje të rëndësishme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re