Milani ishte skuadra që po udhëhiqte kampionatin italian të paktën deri para pak kohësh, por tashmë kuqezinjtë ja kanë dorëzuar fatin e Serisë A rivalve të qytetetit.

Me fitoren e sotme kundër Parmës, Interi ngjitet në kuotën e 59 pikëve, me një diferencë prej 6 pikësh me Milanin dhe 10 pikë me Juventusin e vendit të tretë (me një ndeshje më pak).

Në ndeshjen e mbrëmjes së sotme, vendimtar ishte Sanchez që shënoi dy herë, ndërkohë Romelu Lukaku ishte ai që dhuroi dy asist, duke konfirmuar dhe njëherë që është lojtari më i rëndësishëm i ekipit.

Pas barazimit të Milanit një ditë më parë 1:1 me Udinezen, mbrëmjen e sotme zikaltërit nuk falën dhe në këtë mënyrë i afrohen më shumë objektivit, pra të kthejnë titullin kampion në Milano pas më shumë se një dekade.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re