Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së ka marrë vendimet për disa klube të cilat shkelur rregullat, nuk kanë përmbushur detyrimet dhe kanë shkaktuar dëme pranë stadiumeve. Konkretisht ky komision ka dënuar me gjobë 2 milionë lekë pasi nuk ka përmbushur detyrimet. ‘Demat e Kuq’ gjithashtu duhet të dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjeve pranë stadiumit “Elbasan Arena” brenda 15 ditëve.
Ndërkohë Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së, ka gjobitur gjithashtu edhe ekipin e Bylisit me vlerën 1 milionë lekë për mos përmbushje të detyrimeve në kohë. Ndërsa për protestë ndaj vendimeve ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i KF Bylis, Veljko Dovedan, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF Bylis, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
FK Partizani, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
FK Partizani, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të mosvendosjes së stemave në fanellat e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
Rrëzimin e kërkesës së Tirana – AS Femra, në lidhje me lojtaren Anisa Kotarja, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
/faxweb
