Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti është deklaruar para mediave pas votimit të Qeverisë.
Hoti ka thënë se sot në Kuvend pati një seancë të organizuar mirë, e se është i kënaqur me koalicionin e ri.

“Sot në një seancë të organizuar jashtëzakonisht mirë është votuar qeveria e re, unë jam shumë i kënaqur që përfundimisht pas një punë më shumë se një muaj kemi bërë bashkë një program që i adreson nevojat më emergjente që ka shteti i Kosovës, që është lufta kundër kësaj pandemie”, ka thënë ai.

Hoti ka deklaruar se do të ketë ndërrim të diskursit publik në vend, e se do të bashkëpunojë edhe me opozitën.

“Unë sot kam dhënë zotimet para deputetëve për ndërrimin e diskursit publik në vend, për të kthyer normalitet dhe siguri në jetët tona të përditshme dhe për të kthyer e për forcuar miqësitë tona ndërkomëbtare jam i vetëdijshëm për sfidat që i kemi, jam i bindur në koalicionin që kemi ndërtuar. Do t’i dalim zot këtij vendi, duke punuar edhe me opozitën”, ka thënë ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re