Situata me Covid në vendin tonë vijon të jetë shqetësuese. Numrat e infektimeve dhe humbjet e jetëve e paraqesin të tillë situatën.

Anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Andi Koraqi, tregon se cilat janë masat që mund të ashpërsohen, nëse rritet numri i të infektuarve dhe atyre që kërkojnë shërbim spitalor për t’u trajtuar.

“Do të ulet ora e kufizimit të lëvizjes dhe do të kalojmë të gjitha shkollat online. Në asnjë rast nuk do të vendoset për karantinë sepse edhe vendet që kanë kaluar në karantinë nuk kanë dhënë rezultate”, shprehet Koraqi për Klan News.

Edhe java që lamë pas, shënoi një rritje të rasteve të reja, çka detyron Komitetin Teknik të shtrëngojë masat për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re