Skip to content

Florian Marku e mban fjalën, shënon fitore spektakolare, anglezët dorëzohen pas grushteve të tij

Boksieri shqiptar Florian Marku arriti të mbajë edhe një herë tjetër lart flamurin kuqezi, pasi mposhti në Londër boksierin anglez Rylan Charlton.

Pas 9 raundeve trajneri i boksierit anglez hodhi peshqirin dhe të dorëzohej, pasi boksieri i tij nuk po mundte t’i përballonte grushtimet e njëpasnjëshme të kampionit kuqezi.

Kjo është fitorja e tetë e Florian Markut në boks, ndërkohë që regjistron edhe një barazim në muajin dhjetor, ndërsa ende nuk e njeh shijen e humbjes.

Një fitore e madhe për boksierin shqiptar, që tashmë sheh më lart për t’u ndeshur me boksierë edhe më të rëndësishëm në Angli.

/faxweb