Skip to content

Fluks i paparë mjetesh në pikën turistike të ‘Ujit të ftohtë’ në Tepelenë, makinat e parakuara anës rrugës vështirësojnë qarkullimin

Pika turistike e “Ujit të ftohtë” në aksin Tepelenë-Gjirokastër është kthyer në një ‘hotspot’ problematik për të gjithë drejtuesit e automjeteve në këto ditë të nxehta vere.

Kjo pikë është tepër e vizitueshme nga turistët vendas dhe të huaj, teksa problem mbetet parkimi anës rrugës, çka bllokon qarkullimin e mjeteve në këtë zonë.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNeës, fluksi i madh i mjeteve të parkuara bën që të ketë vështirësi në qarkullim.

/faxweb