Pas festave të fundvitit në pikën kufitare të Kakavijës është shtuar fluksi i emigrantëve që lënë Shqipërinë për t’iu drejtuar Greqisë.

Përveç certifikatës së vaksinimit autoritetet greke kërkojnë edhe testin PCR që vërteton se personi nuk mbartës i virusit famëkeq.

Në funksion të këtij aktiviteti, janë përpunuar një numër prej 4594 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët, 1723 në hyrje dhe 2871 në dalje. Gjithashtu janë përpunuar një numër prej 1383 mjetesh në hyrje-dalje, nga të cilat 444 në hyrje dhe 939 në dalje. Gjatë prononcimit për mikrofonin e “Fax News”, disa qytetarë shprehen se kanë kaluar festa të gëzuara pranë familjarëve të tyre por ka edhe nga ata që janë skeptikë.

“Kaluam mirë, jemi shumë të kënaqur. Dëgjojmë disa komente që jo nuk u ka pëlqyer Shqipëria por dalë nga dalë do të rregullohet gjithçka. Kemi vaksinën dhe kemi bërë testin”, u shpreh një emigrant.

“Shqipëria si Shqipëria, akoma nuk ka gjë të mirë që të vish me qefin e madh këtu. Ka shumë padrejtësi. Ne jemi të vaksinuar kemi certifikatën për të kaluar kufirin”, tha një qytetar tjetër.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re