Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme po prezanton librin “Misioni im”. Fjalën hyrëse në ceremoninë e prezantimit të librit e mbajti botuesja dhe njëkohësisht kandidatja e PD në Elbasan, Flutura Açka. Ajo tha se ky libër është një ftesë për një debat publik dhe secili prej nesh është i pranishëm.

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, botuesja Açka tregoi se kur e mori në dorëzim librin “Misioni im”.

“Nuk e kam ditur më përpara se z.Basha ka qenë duke shkruar një libër. Unë jam kontaktuar si botuese. Në atë kohë, fundi i janarit, fillim i shkurtit… është në natyrën time të bëj marrëveshje për libra. Kam punuar si gjithë botuesit e tjerë, korrektimet, redaktimet, kopertinat.

Të shkruajë një politikan në kohët e sotme, është një gjë fare normale. Në debatin politik, publik, në Evropë, kjo është një gjë shumë e zakonshme.”