Policia e Tiranës ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili përplasi me makinë mbrëmjen e djeshme një këmbësor te ish-Dogana në kryeqytet.

Këmbësori ende i paidentifikuar është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Më datë 03.02.2021, rreth orës 17:20, tek Ish- Dogana, mjeti me drejtues shtetasin J. M., 28 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia në lidhje me aksidentin.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re