Puna në aeroportin e Rinasit vijon të jetë e pezulluar.

Gazetarja Erjola Jata raportoi nga aeroporti ndërkombëtar se FNSH ndodhen në ambientet e Rinasit.

“65 kontrollorët që me tre turne udhëhiqnin kontrollin në kullën e vrojtimit nuk ndodhen sot në kullë duke bërë që fluturimet në aeroportin e vetëm ndërkombëtar që ka Shqipëria të mos realizohen.

FNSH ka marrë në kontroll aeroportin.

Në faqen e TIA-s janë anuluar disa fluturime, për në Itali, Dubai apo Beograd.

Nuk janë anuluar të gjitha fluturimet në mbërritje për orët në vijim, çka do të thotë se mund të ketë ndryshime në orët në vijim.

Pritet një deklaratë e ministres Balluku, nëse do të ketë një marrëveshje apo normalizim të situatës”, raportoi gazetarja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re