E ftuara e kësaj të shtune në emisionin “Fol me mua” është gazetarja Iva Tiço e cila ka treguar jetën e saj profesionale dhe nostalgjinë për revistat e printuara.

E pyetur nga moderatorja Rovena Dilo për mediat e sotme, Tiço thotë se është përshtatur mjaft mirë me onlinen por thekson se pa hezitim do të rikthehej sërish në një revistë të printuar. Tashmë si gazetare kulture, Iva Tiço thotë se është një punë që e bën me pasion.

Kam kapur kohën dhe nuk kam ngelur peng i nostalgjisë. Njoh kolege të mia që kanë ngelur peng i kohës së dikurshme, pasi nuk e kanë gjetur veten tek media online, kurse unë2 deri në një farë mese e kam gjetur veten. E kam mbyllur me sukses kapitullin e revistave të medieve të printuara, nuk besoj se do të kthehet më ajo kohë. Do të lutesha që të isha pjesë e një reviste, madje do ti paguaja do të më paguanin që të isha pjesë e një reviste në print”, tha fillimisht Iva Tiço.

Unë e kam nisur duke qenë “mbijetuese” për të ruajtur standardin e jetës, të mbetem me forcë në treg. Kam qënë e detyruar që ta mbaj një këmbë në gazetari sa herë kam menduar ta lë të bëj një punë tjetër, por jam kthyer me vrap. Kur më vjen një ofertë për në media unë nuk mund ta refuzoj. Pa dy vitesh Eraldo Rexho më tha do të merresh me portalin tim, revista “Who”, ata sado që janë dishitale duhet të bëhet kopertina. Herë pas here mua më vijnë disa punë të tilla, jam kthyer me qefin më të madh”

Ajo që më ktheu me vrap në gazetarinë e kulturës ishte Fiodora Fiora me projektin që ajo nisi në RTSH, në emisionin e pasdites. Unë dola për të pirë një kafe sepse mendoja se donte një bashkëpunotore për në studio kur ajo më tha Tico të dua të bësh gazetari, dhe unë i thashë pa hezitim “PO” do të vij. Kam ritakuar aktorë, regjizorë që kisha vite që i ndiqja por nuk i takoja më për intervista dhe rikthimi im është pritur mirë. Për mua gazetari i mirë mund të shkruajë nga sporti deri tek politika, përvec ekonomisë që kërkon disa informacione specifike.  Sot interneti na i ka thjeshtuar dikur ishte shumë i vështirë informacioni.

Jeta pa punë? “Nuk ja kam kaluar aq keq. Gjatë pandemisë më ndodhi dhe unë u ndjeva shumë mirë me punën nga shtëpia, e kam shijuar shumë. Në veten time më ka shkaktuar dëme në jetë, kam një dualizëm të lindur dhe gjatë gjithë jetes është e ndërtuar mbi një kontrakditë, më janë prishur punë – pune dhe punë personale. Kur njerëzit më thonë si nuk mërzitesh në shtëpi, kurse unë i kam ngjarë gjyshes e cila edhe vizitën tek motra shkonte të martën dhe të premten dhe nuk shkonte asnjëherë edhe sikur bomba të binte nuk dilte nga axhenda”, tha Tiço.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re