Këngëtarja Alma Bektashi e ftuar në emisionin ‘Fol me mua’ tregoi se babai i saj nuk e ka ditur kur ajo e kishte lënë pianon dhe kishte vendosur të ushtronte kanton.

Ajo thotë se edhe pse dëshira e babit të saj ishte që ajo të bëhej pianiste, këtë vendimi e priti me kënaqësi.

“Babi im nuk e ka ditur që unë e kam lënë pianon dhe kam dal në kanto. Babi vetëm kur më ka pa në skenë. Unë në atë kohë isha duke punuar me orkestrën e Akademisë së Arteve të Prishtinës e kisha ushtru dhe kisha punuar me zysh Zanën se ishte viti i parë.

Dal unë në skenë isha me dirigjent profesor Bari Çelën edhe orkestra e fakultetit, kori dhe dal unë dhe shoh babin. Unë ja bëra fakt të kryer që kam dalë në kanto. Ai u knaq u emocionua sepse donte që unë të bëhesha një pianiste dhe unë e pashë që piano ishte deri në vitin e katërt dhe nuk po ecja më sepse kishte filluar të më pëlqen jazzi jashtëzakonisht“- tha Bektashi.

(S.D/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re