Në episodin e sotëm, emisioni “Fol me Mua” nga Rovena Dilo i transmetuar çdo të shtunë në Fax News, është zhvendosur në selinë e ‘Ital-optikës’ që është e para optikë private shqiptare.

E intervistuara për emisionin e sotëm është menaxherja e përgjithshme e Ital-Optikës, Romina Ferra Lula.

Rovena Dilo: Romina ti je e njohur në Shqipëri nëpërmjet rrjeteve sociale dhe sidomos në qytetin e Tiranës, je Ital-optikë për ata.

Po e vërtetë, unë kam shumë vite që merrem me këtë profil, kam mbushur plot 15 vite. Është një biznes i filluar nga im atë që në janar të vitit 1994 dhe ekzaktësisht në datën 5 janar të vitit 2022 ne bëjmë 25 vite që ekzistojmë si biznes. Në 2005 jam integruar edhe unë në këtë biznes dhe u bë shumë kohë që merrem me këtë punë.

Rovena Dilo: Kur Ital-Optika nisi rrugëtimin, ti ke qenë shumë e vogël?

Unë kam qenë adoleshente, nuk kuptoja shumë vetëm dija që ishte dicka që kishte të bënte me syzet. Nuk u integrova menjëherë, ishte dëshira e babait tim që unë të integrohesha aty. Ikja ime jashtë nuk kishte lidhje me biznesin, unë jam larguar në 1998 pasi prindërit e mi në atë kohë menduan që të largohesha dhe të studioja jashtë. Jetova rreth 3 vite në Angli ku mbarova një pjesë të studimeve të mia dhe më pas ika në Kanada ku studiova për 4 vite. U diplomva për biologji molekulare dhe gjenetikë në Oksord të Anglisë dhe më pas në Kanada.

Rovena Dilo: Të bëheshe pjesë e Ital-optikës ishte dëshirë e jotja apo ndikoi edhe babai yt dhe familja?

Në fakt roli i tij ka qenë shumë i madh dhe unë prej tij e kam marrë kulturën e punës.

Rovena Dilo: Kur erdhe nga jashtë a pe shumë gjëra që duheshin ndryshuar në Ital-Optikë apo thjesht u përshtate?

Fillimisht nuk e pata atë qëllim por doja të përfshihesha tek puna. Porn ë atë kohë ishte sfida e futjes së brandeve të huaja për të cilët babai im ishte pak skeptik në fillim. Mundohemi të jemi pranë ndryshimeve, të ecim me kohën dhe teknologjinë sepse nëse nuk je në informatë me trended më të fundit, merr fund në këtë biznes. Sot syzet e diellit, tashmë janë bërë një aksesor i pandashëm. Ka evoluar shumë teknologjia. Njerëzit duan të duken sa më trendy dhe sa më in. Industria e syzeve në këto 15 vite që unë jam në punë ka evoluar në forma nga më të ndryshmet. Syzet tashmë janë ose të mëdha shumë ose të vogla shumë. Nuk ka diçka të mesme sepse të gjithë duan të bien në sy. Sidomos femrat e botës së modës dhe të spektaklit. Meshkujt janë ata që janë pak më të rezervuar.

Rovena Dilo: Syzet e diellit por i parakalojnë syzet optike?

Jo nuk mund të themi kështu sepse syzet optike janë një domosdoshmëri mjekësore për individin sepse synimi është të përmirësojë shikimin. Kurse syzja e diellit në këtë rast na mbron nga rrezet e dëmshme port ë dukemi bukur. Por pa syzet optike nuk do ekzistonin ato të diellit. Por në vendet me shumë diell, si vendi ynë apo Greqia apo Italia, syzet e diellit janë kthyer në një domosdoshmëri për të mbrojtur sytë nga rrezet e dëmshme UVA dhe UVB. Ashtu siç ne lyhemi me krem për t’u mbrojtur nga djegia e diellit, ashtu duhet edhe të përdorim syzet sepse nuk mbron vetëm sytë por edhe pjesën e lëkurës poshtë.

Rovena Dilo: Udhëtimet e tua kaq të shpeshta në Itali nuk janë për arsye të profesionit të optikës por edhe për ta zhvilluar sa më mirë marketingun e biznesit të Ital-Optikës që është optikë dhe fashion apo jo?

Sa i përket optikës kam zgjedhur të parën Italinë sepse është baza e optikës në Europë. Më pas marketingun e ndjek nga Britanikët që janë më të mirët në Europë. Mbreti i rrjeteve sociale mbetet instagrami dhe aty po përpiqemi të bëjmë reklamimin.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re