E ftuara e kësaj të shtune në emisionin ‘Fol me mua’ është psikologia Denada Toçe ku ka treguar një nga pasionet e babait të saj. Ajo thotë se babai i saj Vangjeli, shoqëria e tij përveç se e njeh si një aktor shumë të zotin, por edhe si një kuzhinier të aftë.

Ajo shprehen se i ati i saj së bashku me 5 artistë të tjerë ishin një grup të cilët mblidhnin një sasi të caktuar lekësh dhe blinin gjërat ku më pas i gatuante babai i saj.

“Babi im njihet në shoqërinë e tij që përveçse është një aktor shumë i zoti është dhe një kuzhinier mjaft i zoti. Në familjen tonë kanë hyrë e kanë dal shumë artistë, që kanë dal nga tavolinat e Vangjelit.

Ndër to kanë qenë 5-6 artistë që vinin herë pas here, këto quheshin grupi ‘T’i bëjm lekët rrush e kumbulla’. Mblidhnin një sasi të caktuar parash edhe blinin gjëra të mira që gatuheshin në shtëpinë e Vangjelit edhe që hanin pastaj për kënaqësinë e njëri-tjetrit.

Siç thotë im atë mezja më e mirë është miqësia më e mirë. Kështu që kur kam miq që i kam shumë xhan ulem dhe gatuaj e kam me pasion dhe përgjithësisht jam nepsçare shumë e madhe dhe ushqimin e kam shumë qejf. Është një nga ilaçet e mia të preferuara”, tha psikologia Toçe.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re