Skip to content

“Foli mamia, pse më ndërpret…”/ Rama sherr me gazetarët pas takimit me deputetët e opozitës

Pas takimit pa marrëveshje me deputetët e opozitës, kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për mediat u përfshi në një sherr me gazetarët.

Debati

Gazetarja: Pse nuk pritët dhe opozitën…

Rama: Më fal pse më ndërpret, ç’a ke që më ndërpret, isha duke folur?

Gazetarja: Ndjesë, vazhdoni

Rama: Ndjesa pranohet, vazhdoni ju pyetjen tani.

Ndërkohë një tjetër gazetareje iu drejtua: “Ja po flet edhe mamia”.

Më pas kryeministri tha se duhet të bëjmë shaka: “Na ka gjet ky hall, ju duhet të prisni, ndërsa unë duhet të takoj Murrizin“.

/shqip