Analisti Redi Varaku ka qenë i futar në studion e Fax News për të folur lidhur mbi ultimatumin e vendosur ndaj Lulzim Bashës ku kërkohet që ky i fundit të lirojë zyrën e kreut të PD. Ndërsa duke qenë se Basha nuk u përgjigj ndaj një thirje të tillë, është organizuar një protestë në datën 8 janar ku pritet që protestuesit të mblidhen para selisë së PD për të nxjerrë jashtë kryedemokratin.
Varaku tha se me gjithë thirrjet e bëra, nuk do të ndodhte asgjë në datën 8 janar pasi sipas tij tashmë e gjithë ideja se Basha nuk e ka mbëstetjen e bazës ishte rrëzuar me Kuvendin e 18 dhjetorit.
Analisti shtoi gjithashtu se Berisha kishte dështuar me protestën e thirrur kundër Open Balkan duke argumentuar se nuk kishte një numër të lartë qytetarësh duke bërë që organizimi i “foltores” të dështonte.
Varaku: Të them të drejtën ka qenë një ndër momentet kur unë e kam ndjekur me shumë kujdes dhe cdo moment të asaj proteste kam pasur.
Fuqia e një grupi që pretendon se drejton një forcë politike është tek mobilizimi i njerëzve. Dirtën që u protesta kundër Ballkanit të Hapur pamë se kjo dështoi. Më pas edhe ky grup u kthye tek vula dhe simbolikat e tjera. Pra dështimi i asaj proteste detyroi që demokratët të zhgënjyer apo jo, të shikojmë këto pamje që shohim përballë selisë së PD. Pra edhe grupi që pretendonte se ka shumicën u detyrua të thërrasë protest jo kundër Ramës por kundër PD. Nëse protesta do të kishte sjellë një numër të madh qytetarësh besoj se situata nuk do ishte e tillë. Fakti që tashmë protestohet para selisë së PD, e zbret këtë në një nivel të ulët.
Çfarë prisni nga data 8 janar?
Varaku: Unë pres dhe mendoj se PD ka treguar pjekuri dhe mature në të gjithë zhvillimin e këtij procesi. Unë nuk pres ndonjë gjë të madhe me datë 8. Lëvizja politike që prodhoi foltorja nuk arriti qëllimin për të larguar Bashën si kreun e PD. Ky në fakt është edhe dështimi ndërsa pjesa tjetër janë garniturë politike. Por nga sot e tutje ajo që unë shikoj është se grupi i Rithemelimit do shkojë drejt dështimit. Do vijnë njerëz por kjo nuk do ndryshojë asgjë vetëm do krijojë kushtet për krijimin e një lëvizje të re apo krijimin e një partie të re politike. Besoj se nuk do të shkohet më tej sepse do të ishte një veprim kamikaze. Unë jam përpjekur ta shikoj politikisht si lëvizje. Kam parë strategjitë e ndjekura, Berisha filloi me marrjen peng sipas tij të Bashës nga ana e Ramës.
Kujtojmë vizitën e Escobar, i cili foli për provat dhe ftoi organet shqiptare që të kërkojnë këto prova që e nxjerrin Berishën si të korruptuar. Më pas ajo pjesa tjetër që Basha nuk e ka bazën me vete, ran ë Kuvendin e 18 dhjetorit ku pati një mori njerëzish. Pra Basha arriti që nëpërmjet strategjisë së tij ta zhvlerësojë perceptimin se nuk e ka bazën me vete.
…
/faxweb
