Forca të shumta policie kanë nisur kontrolle të rrepta në qytetin e Elbasanit gjatë mbrëmjes së të martës.

Nga këto kontrolle janë shoqëruar për verifikim disa persona.

Mësohet se qëllimi i këtyre kontrolleve nga ana e policisë është kapja e personave në kërkim dhe i personave me precedentë që lëvizin me sende të palejuara.

Policia ka ngritur gjashtë grupe kontrolli në pikat kyçe të qytetit të Elbasanit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re