Skip to content

Forcat speciale marrin në mbrojtje selinë e PD-së, ja ku ndodhet Berisha

Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestën pranë godinës së PD-së.

Forcat speciale janë bërë gardh në afërsi të Kuvendit, dhe më pas policia ka hyrë dhe në oborrin e PD-së.

Ndaj protestuesve është hedhur ujë dhe gaz lotsjellës, ndërkohë që pamhet që ofron tashmë oborri i PD-së janë dramatike.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ndërhyrja është bërë me kërkesë të disa deputetëve që thonë se po u rrezikohet jeta.

Burime bëjnë me dije se në këto momente se Sali Berisha ndodhet në ambientet e zyrave të FRPD.

Policia njofton zyrtarisht se:

Në bazë të një kërkese të bërë Policisë së Shtetit, nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i rrezikohej jeta nga protestuesit, sqarojmë se:

Policia e Shtetit është gati për të ndërhyrë në ndihmë të deputetëve që kanë kërkuar ndihmë dhe u bën thirrje protestuesve që të distancohen menjëherë nga aktet e shkatërrimit të pronës dhe aktet e dhunës.

Policia e Shtetit u bën thirrje organizatorëve të protestës që të  përmbajnë protestuesit dhe të shmangin çdo rast dhune, sepse do përballen me ligjin.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb