Një aksident i rëndë ka ndodhur në Koplik mesditën e sotme.
Mësohet se janë përplasur dy automjete dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona, njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur afër me Besjonin e Ri në Koplik ndërsa nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes.
