Fiks 20 vite më parë, më 28 mars 2001, Anglia vizitonte Shqipërinë në një sfidë të vlefshme për kualifikueset e “Botërorit 2002”. 20 vite më parë ndeshja zhvillohej në një atmosferë fantastike, me mitikun “Qemal Stafa” full për të shijuar live përballjen me “tre luanët”. Pak përpara sfidës të kësaj të diele, Federata Angleze e Futbollit është kthyer 20 vite pas në kohë duke kujtuar atë fitore në shifrat 1-3.

Kuqezinjtë rezistuan deri në minutën e 74-ët ku Owen zhbllokoi rezultatin. Në minutën e 84-ët, Scholes dyfishojë shifrat por në shtesë Shqipëria i befasoi duke ngushtuar fillimisht shifrat në 1-2 me Rrakllin. Në minutën e 94-ët Rraklli sërish barazoi shifrat në 2-2 për gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë lojë. Në fund, Cole sigloi shifrat përfundimtare në 1-3.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re