Kjo është zyra elektorale e PD në Kavajë, ku ndodhi incidenti me një të plagosur mbrëmjen e sotme. Në dysheme, karrige e kudo ka gjurmë të mëdha gjaku.

Me sa duket pas plagosjes, 27-vjeçari Bledar Okshtuni, sekretar i degës së PD ka humbur shumë gjak dhe të pranishmit janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë.

Policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit Ndriçim Jonuzi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re