Lojtarët e kombëtares shqiptare kanë bërë një gjest shumë të bukur përpara fillimit të ndeshjes kundër Anglisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Katar 2022.

Kuqezinjtë kanë dalë në nxehje të veshur me fanella të Arjan Salës, heroit që shpëtoi disa jetë njerëzish në zjarrin që ra në magazinën e një qendre tregtare.

Le magnifique hommage pour Arjan SALA pic.twitter.com/YEuCiVaIB7

— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) March 28, 2021

32-vjeçari humbi jetën mes flakëve, teksa në fanellat e lojtarëve të kombëtares kuqezi shkruhet: Heroi i heshtur mes nesh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re