Ditën e sotme doli draft-opinioni i Komisionit të Venecias për çështjen e paketës antishpifje dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa për këtë të fundit i dha të drejtë Presidentit.

Në lidhje me këtë, 5 këshilltarët e Metës kanë publikuar një foto në të cilën duket se kanë veshur bluza të ngjashme dhe mbi to shkruajnë “VENECIA”.

Kështu ata kanë ironizuar mazhorancën për qëndrimet rreth emërimeve në Gjykatën Kushtetuese për të cilën “VEnecia” thotë se nga ana e ish-kreut të KED janë bërë shkelje të rënda.

Në foto janë , Drejtori i Kabinetit Arben Cici, zëdhënësi Tedi Blushi, Këshilltarja për Integrimin Evropian Ilda Zhulali, Këshilltari për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Bledar Dervishaj si dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve Juridike në Presidencë , Ketrin Treska.

Përkrah fotos që e ka publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale, Bledar Dervishaj shkruan ”Qershori i dytë”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re