Në foton që po shihni, është 23-vjeçarja, Angjela Çapo e cila për fat të keq humbi jetën në aksidentin që ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Vlorë-Fier.

Aksidenti ka ndodhur pranë vendit të quajtur Kripa, teksa një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin mbrojtës, më pas ka rënë në kanal.

Ndërkohë si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë edhe 22-vjeçarja Silvana Muho.  Shkak mësohet të jetë shpejtësia e mjetit jashtë normave të lejuara.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrfikëse, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin e trupit të pajetë të 23-vjeçares.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re