Ataku kardiak që pësoi futbollisti i Danimarkës, Kristian Eriksen, në fushën e lojës, tronditi të gjithë botën e futbollit, ndër të tjerë dhe gruan e tij Sabrina Kvist e cila ishte e pranishme në stadium.

Gruaja e Eriksen ka zbritur menjëherë në fushën e lojës, teksa portieri Shmajkël dhe mbrojtësi i Milanit, Simon Kjer kanë tentuar ta qetësojnë.

Në imazhet e postuara në rrjetet sociale shihet se si gruaja e mesfushorit qan ndërsa shokët e skuadrës tentojnë ta qetësojnë.

Foto janë bërë virale duket thyer zemrat e shumë tifozëve të futbollit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re