Një makinë e policisë është aksidentuar mëngjesin e sotëm në afërsi të Maternitetit të Ri në Tiranë.

Siç shihet dhe nga pamjet, makina e policisë është përplasur me shtyllën, ndërkohë që sipas raportimeve të para, efektivët që kanë qenë brenda saj kanë marrë vetëm dëmtime të lehta.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia me të cilën udhëtonte mjeti i policisë si dhe lagështira në rrugë.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar në lidhje me aksidentin, që ka pasur për protagonistë vetë punonjësit e policisë së shtetit.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re